Muhamet Rrumbullaku shkakton ‘tërmet’ në Policinë e Shtetit, kush janë dy nënkomisarët e pezulluar

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy nënkomisarë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.
Sipas AMP nënkomisari Uljan Shpataraku dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.

Ndërkohë burime për Abc, bëjnë me dije se dy nënkomisarët e pezulluar, kanë shpërdoruar detyrën pas shoqërimit në komisariat të shtetasit E.F i cili ka qenë i shpallur në kërkim policor.

Burimet theksojnë se dy punonjësit e policisë pasi e kanë shoqëruar Endri Filja i kanë marrë dëshminë, por nuk e kanë njoftuar Prokurorinë, e cila kishte dosjen e këtij personi të kërkuar.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se oficerët nuk e kishin regjistruar shtetasin Endri Filja as në regjistrin e personave që hyjnë në Drejtorinë e Policisë dhe as në regjistrin e të shoqëruarve.

Loading...