Sipas medieve franceze, 19 shqiptarë dhe 7 kosovarë dolën sot përpara gjykatës. Ata u ndihmuan nga katër përkthyes dhe rreth pesëmbëdhjetë avokatë. Në mesin e të ndaluarve është edhe një person i akuzuar për vrasje.
Kryetari i trupit gjykues, Francois Bouriaud, dëgjoi 16 persona të cilët ishin “viktima” të grupit të rrezikshëm. Ndërsa thuhet se 140 presona kanë qenë në total “viktima” të bandës famëkeqe shqiptare. Gjithashtu bëhet e ditur se 192 grabitje u atribuohen shqiptarëve të moshës 25 deri në 45 vjet.
Një shoqatë shqiptare, e vendosur në qendër të Firminy, Francë shërbeu si kamp bazë për të pandehurit. Grabitjet banda e shqiptarëve i kryente natën. Zakonisht ata i kryenin vjedhjet nëpër shtëpi të braktisura apo kur nuk kishte njerëz në banesë.
Harku kohorë i kryerjes së vjedhjeve ishte fundi i vitit 2015 deri në fundin e vitit 2017. Vlera e sendeve të sekuestruara ishte shumë e madhe. Imazhet e rreth 700 bizhuterive të gjetura nga hetuesit u paraqiten në sallën e gjyqit për të identifikuar pronarët e tyre.