Politikani i njohur bën deklaratën e fortë

I ftuar në një studio televizive, sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se Taulant Balla është njeri i inkriminuar në Elbasan.

Sipas tij, këto janë akuza pjesë e një drejtësie me regji për të tërhequr vëmendjen nga incineratorët dhe skandaleve të tjera.

Blushi: Mbi Ballën rëndojnë disa akuza, për të mos thënë një vrasje dhe dihet se është i lidhur me krimin në Elbasan dhe prandaj u largua nga ky qark. Ai është i fundit që duhet t’i bëjë thirrje SPAK-ut. Për mua SPAK është pjesë e një drejtësie me regji, përkundrejt pritshmërive të publikut.

Këto janë akuza pjesë e një drejtësie me regji për të tërhequr vëmendjen nga incineratorët dhe skandaleve të tjera. SPAK-u për 2-3 vite nuk po jep asnjë përgjigje për arrestim të zyrtarëve të lartë, qysh nga kryeministri deri tek kryetari i bashkisë së Tiranës./Shqiperiaime

Loading...