Një ndër çiftet më të dashura të ekranit shqiptar janë Sarah Berisha dhe Dj Pm, lidhja mes së cilëve nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Çifti ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa momente nga pushimet e tyre, ndërsa iu janë përgjigjur dhe interesit të tyre.
Gjatë bisedës virtuale blogerja është pyetur nga njëri prej ndjekësve ka shkruar: “A mos jeni në muaj mjalti që po bëni kaq shumë pushime bashkë?”
Përpara se këto hipoteza të pushtonin rrjetet sociale, moderatorja ka sqaruar se janë thjesht me pushime.
“PM gjatë verës më shumë e keni parë ju se unë. Nuk është muaji mjalti, janë thjesht pushime verore, pas sezonit”, shpjegoi Sarah duke sqaruar se nuk kanë kaluar shumë kohë gjatë verës për shkak të angazhimeve.