– E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë.
– E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj.
-A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i ketyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, pranë fshatit Toç i’u gjet një sasi prej 63.6 gram lendë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.
Më pas është kryer kontroll në banesat e ketyre shtetasve ku ne banesen e gjyshes së shtetasve E.L dhe E.L (kushërinj të parë),në fshatin Zhulaj, Memaliaj, e cila ndodhet në shtetin Grek, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie prej 101, kilogram e 850 gram lendë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.