Ministrja Ibrahimaj zbulon vendimin/ Deri kur do kemi borde për çmimin e karburanteve dhe ushqimeve?

Ministrja Delina Ibrahimaj ka bërë publike vendimet e marra pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Ministrja pasi njoftoi vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve, u pyet nga gazetarët edhe për sa kohë do të funksionojnë këto dy borde në Shqipëri.

“Bordi i Transparencës për çmimin e karburanteve dhe Bordi për çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të funksionojnë në Shqipëri për sa kohë që ka rritje të çmimeve në bursa për karburantet dhe ushqimet në mbarë botën,” tha Ibrahimaj.

Loading...