Nga protesta në sheshe tek bojkoti i vitit akademik! Pedagogët paralajmërojnë: ‘Na rrisni pagat’

Pedagogët e universiteteve i kanë dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit ku kërkojnë rritje të pagave

Sindikata e Punonjesve të Universiteteve të Shqipërisë do të takojnë sot në orën 14:00 me ministren e Arsimit Evis Kushi nga i cili do të varet nëse pedagogët do të vijojnë protestën apo do të gjehet një gjuhë e përbashkët përpara se protesta të përshkallëzohet deri në bojkot të vitit akademik.

Drejtuesi I sindikatës tregoi dhe hapat që do të ndërmarrin

“Në orën 2 kemi takim dhe nga ky takim do të varet nëse ne vazhdojmë ose jo. Më 5 tetor ne nëse nuk marrim sot përgjigje pozitive në lidhje me trajtimin e 9 pikave të peticionit do të kemi protesta në të gjitha sheshet e qyteteve. Nëse pas 5 tetorit qeveria nuk dënjon të hyjë në negociata do të prozojmë bojkotimin e fillimit të vitit akademik”

Loading...