Aksident i rëndë në vend, dalin detajet e para

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të Mabës.

Burime bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete, drejtuesit e të cilave kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...