Pas 10 vitesh murgeshë, luan filma “me pullë të kuqe”

10 vjet në një kuvend murgeshash i mjaftuan për të qartësuar idetë për jetën. Yudi Pineda, një 28-vjeçare kolumbiane vendosi të braktisë veladonin e murgeshës dhe të nisë karrierën si… aktore e filmave porno.

Sipas “The Sun” ideja për të braktisur rrugën e dedikimit ndaj Zotit i erdhi pasi u dashurua me me profesorin e fesë. Yudi u transferua në Medellin ku takoik më pas njëfarë Juan Bastos, i cili e prezantoi me botën e pornografisë amatoriale pasi zotëronte një portal me video për të rritur ku pjesa më e madhe ishin vajza që pardonin kamerën dhe internetin.

Ndryshimi i profesionit thotë se nuk ia ka lëkundur besimin. Siç ka rrëfyer për mediat lokale ajo thotë se lutet 3 herë në javë. “Në fillim nuk isha mirë me veten time. Ndihesha në faj kur shkoja në kishë. Tani nuk e humb asnjëherë lutjen e së premtes, takimin e së shtunës dhe meshën e së dielës. Ka diçka artistike në atë që po bëj sot, nuk ka asgjë të keqe” – thotë 28-vjeçarja.

Loading...