Rrëzohet aksidentalisht nga një vend i thepisur, humb jetën 15-vjeçari

Një 15-vjeçar ka humbur jetën në Mat pasi ka rënë aksidentalisht nga një vend i thepisur. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Mat/informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. K.,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...