Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish çështjes së largimit të Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë. I pyetur nga gazetarët, Rama ka pranuar se i është kërkuar dhënia e dorëheqjes.
Rama ka zbardhur detaje nga ajo se çfarë ka ndodhur mes Gledis Nanos dhe Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi në zyrën e këtij të fundit.
“Është e vërtetë i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm. Ai ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë pasi biseda ishte bërë të shtunën nga ministri. Ishim të shqetësuar nga zhvillime të papëlqyeshme për rendin publik dhe vetë policia e shtetit, çështje që janë trajtuar me drejtorin e përgjithshëm të mëparshëm”, deklaroi Rama.
Loading...