Blendi Fevziu raporton nga Londra: Në radhë duhet të presësh 19 orë për homazhet për mbretëreshën

Sot është dita e katërt e homazheve për Mbretëreshën Elizabeth II. Sot dita e fundit ku qytetarët do të mund të vizitojnë arkivolin e Mbretëreshës, para se ajo të përcillet për në banesën e fundit.

Gazetari Blendi Fevziu ndodhet në Westminster Hall. Fevziu ka dhënë detaje mbi atë që po ndodh në Britaninë e Madhe, një ditë para funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II.

“Homazhet nuk kanë ndaluar për asnjë sekond. Radha të paktën dje në mbrëmje raportohej rreth 19 orë, pra personat që dilnin nga holli i Westminster deklaronin se kishin qëndruar rreth 19 orë në radhë. Këtë moment unë ndodhem në krah të Buckingham Palace, ku është përcaktuar vendi ku do të vendosen lulet dhe mesazhet që qytetarët britanikë dërgojnë për Mbretëreshën Elizabeth II në nder të saj.

Është një hapësirë prej hektarësh të tëra ku janë vendosur lule dhe mesazhe nga çdolloj moshe dhe nga çdolloj vendi të botës. Janë me qindra-mijëra njerëz që lëvizin nëpër një radhë për të ardhur dhe janë instruktuar të mos qëndrojnë më shumë se 5 minuta për të ju hapur radhën të tjerëve që vijnë”.

Loading...