Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar

Profesori dhe themeluesi i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Eqerem Çabej”, Naxhi Mamani është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Lajmin e trishtë e jep familja dhe intelektualë të Gjirokastrës, të cilët shkruajnë për ikjen e një njeriu me vlera.

Profesori i Ekonomisë Naxhi Mamani lindi në 7 qershor 1944 në Gjirokastër. Sot, në moshën 78 vjeçare ai ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë dhe të pashërueshme, e cila e mundonte prej kohësh.

“Ky burri që ndodhet mes këtyre studentëve është Profesor Naxhi Mamani. Sot Prof. Naxhiu iku, u nda nga ne për tu bashkuar me engjëjt lart në qiell. Iku pa kthim, por la pas emrin e tij të nderuar. Prof. Mamani ishte një ekonomist profesionist dhe njëkohësisht edukator me vlera dhe perkushtim intelektual.

Ai do të mbahet mend si Sekretari Shkencor i K.E. Gjirokastër, Kryetar i Dhomës së Tregetisë dhe Industrisë së Jugut dhe si themeluesi i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Eqrem Çabej të Gjirokastrës”, shkruan gazetari Engjëll Serjani.

Loading...