Shqiptarja që flet me Zotin zbërthen kuptimet e simboleve, nga xhubletat tradicionale te logo e PD-së

Arjana Milo është një simbologjiste, së cilës i ka folur Zoti në ëndërr. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo përveç se ka ndarë eksperiencën e saj, ka shpjeguar edhe kuptimin e disa simboleve, duke nisur nga xhubleta deri te logo e Partisë Demokratike.
Xhubleta: Librat e shenjtë janë këtu, ato që janë të shkruara në libra dhe që janë portat e Egjiptit janë këtu. Këtu për shembull kemi 12 pika, si 12 yje, si 12 tributet e izraelit apo 12 mbretëritë që ka Europa. Populli i diellit është këtu. Xhubleta ka spiralen dhe pjesën fundore që i përket hartës, edhe vetë emri xhubleta është i lidhur, gërma xh të lidh me zotin. Se x të lidh me kryqin e Jezu Krishtit.

Syri mbrojtës: Na është thënë syri i keq, po kjo është një injorancë. Ajo që ëshhtë e vërteta është se ky është syri i horës.

Nyja kelte: Lidhja e energjive në tre dimensione. Mendja jonë ecën vetëm me energjinë. Këto të treja janë të ndërthura dhe do të thotë njeriu i shenjtë.

Kryqi: Ky është kryqi i Romës dhe përfqëson thjesht trupin. Ndëra kryqi me bazë katrore tregon 4 elementët e jetës, ujin, ajrin, tokën dhe zjarrin.

Ylli i Davidit: Ka të bëjë me rrasën tonë dhe fjala ‘David” ka dy ‘d’ dhe vjen nga populli i diellit.

Partia Demokratike: P është dritarja e dritës, ku hyn drita. Ka shumë për të thënë.

Loading...