Studentët kërkojnë mbështetje nga qeveria: ‘Është rritur kostoja, qiratë minimalisht 300 euro (peticioni)’

Në prag të nisjes së vitit të ri Akademik, një grup studentësh kanë nisur firmosjen e një peticioni ku kërkojnë ndihmë financiare nga qeveria, për të përballuar krizën.

Studentët kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria, duke i kërkuar ministres së Arsimit Evis Kushi dhe kryeministrit Rama një mbështetje financiare mujore, 100 euro për çdo student.

Studentët kanë hapur një peticion online në portalin “Studentët Denoncojnë” për të mbledhur firmat, ku mësohet se deri më tani janë mbledhur mbi 6000 firma.

Në kërkesës zyrtare që student i kanë çuar kryeministrit Rama dhe ministres së arsimit, Evis Kushi, kërkojnë që qeveria të ndërmarrë hapatpër një buxhet të posaçëm për studentët, pasi kosorja e jetesës është shtrenjtuar tej mase, me qiratë që kanë shkuar minimalisht 300 euro.

Loading...