Detaje/ Ky është 41-vjeçari që dyshohet se do të vriste Lulzim Bashën 

Arben Ymeri i njohur me nofkën “Japani”ështën jë ndër personat e dyshuar në lidhje me atentatin në vitin 2017 ndaj ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ymeri ka lindur në Prishtinë më 27 gusht të vitit 1981 dhe njihet si praktikant radikal i fesë islame si dhe si ish-luftëtar xhihadist në Siri.

“Japani”nuk është një emër i panjohur për policinë pasi rezulton një person me rrezikshmëri të lartë.

Ky është ekstremisti që dyshohet se do të vriste Lulzim

Kujtojmë se ditën e djeshme hakerat kanë publikuar emailet e ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano me vartësit e tij kur ishte në krye të anti-tetorrit.

Aty flitet qartë se Lulzim Bashës po i rrezikohej jeta nga një atentat i mundshëm nga Alban Ymeri, Afrim Morina nga Gostivari dhe F.G kosovar.

Madje në këto emaile rezulton se Bashës ishin shtuar numri i efektivëvë të cilët merreshin me ruajtjen e tij asoj kohe.

Emri i Alban Ymeri përmendet disa herë në këtë raport të policisë. Në fund të vitit 2019 ai ishte pyetur për shkaqet e udhëtimit drejt Shqipërisë dhe gjatë kontrollit të telefonit atij i zbulohen 29 numra telefoni.

Siç bëhet me dije në këtë raport, në 2019 Ymeri ka komunikuar me një numër telefoni në Monako, dhe me numra të tjerë të familjes që tregojnë se ai ishte i interesuar për të udhëtuar në Angli. Gjatë këtij viti ai vjen në Shqipëri dhe konkretisht në Durrës dhe përmes Viber komunikon në serbisht e anglisht për të garantuar largimin drejt Britanisë së Madhe.

Nga hertimet evidentohen edhe përgjime të tjera në Gmail dhe Facebook nga të cilat prokuroria thotë se nuk siguroi të dhëna konkrete.

Alban Ymeri sipas organeve diskuton për probleme personale dhe më tej hetuesit theksojnë se nuk janë gjetur lidhje të këtyre personave me të tjerë që të krijojnë bindjen për kryerjen e veprave të dyshuara dhe nuk janë konstatuar veprime që të vënë në rrezik jetën e kryetarit të opozitës.

Ky vendim i pushimit të hetimeve ju njoftua në mes të javës edhe Antiterrorit, ndërkohë që gjykata do të vendosë vulën nëse duhet apo jo të pushohet hetimi. “Japani” u arrestua edhe në vitin 2016 në Kosovë

Përveç këtij rasti, Ymeri ishte arrestuar edhe në Kosovë në vitin 2016. Ai, fillimisht dyshohej që së bashku me Alban Kelmendin nga Ferizaj e Kujtim Kurtin nga Gjakove dhe Kushtrim Ramën nga Rashkoci i Gjakovës tentuan një sulm terrorist ndaj Manastirit të Deçanit.

Siç raportohej, Ymeri së bashku me tre të dyshuarit e tjerë ishin parë me uniforma e të armatosur.

Vetëm më pas me 6 shkurt të 2016-ës, Gjykata Themelore në Pejë u kishte caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj.

Po në atë vit shtëpia e Alban Ymerit ishte bastisur nga Policia e Kosovës derisa i ishte gjetur një armë. Për rastin ishte deklaruar edhe babai i tij, Sylë Ymeri. Ai kishte pohuar se djali i tij kishte ndryshuar sjelljet teksa shtone se Arbeni sipas tij shoqërohej me persona të pa njohur.

Madje Sylë Imeri i kishte bërë thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës të ndërmerrte diçka ndaj personave të cilët po arrinin t’i indoktrinojnë të rinjtë në një islam ndryshe nga ai tradicional.

“A.Y, i datëlindjes 27.08.1981 nga Prishtina, i njohur me nofkën “Japani”. Praktikant radikal i fesë Islame, ish luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me element radikal që kanë luftuar në Siri. Njihet si një person me rrezikshmëri të lartë. Është arrestuar në janar 2016, pasi është gjetur në rrugën e manastirit të Deçanit me uniformë dhe armë, së bashku me shtetasin Alban Kelmendi nga Ferizaj, Kujtim Kurti nga Gjakova dhe Kushtrim Rama, nga Rashkoci i Gjakovës”, thuhet në raportin e Policisë./Shqiperiaime

Loading...