Njësia e helikopterëve u vjen në ndihmë 4 fëmijëve në Vaun e Dejës

Njësia e helikopterëve janë në gatishmëri të plotë për të përballuar emergjencat që vijnë nga moti i ftohtë, i shkaktuar nga reshjet e shuma të dëborës, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore, kryesisht në Veri të vendit.

Njësia e helikopterëve ka transportuar nga fshati Toplan i Vaut të Dejës drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, katër fëmijë të cilët kishin probleme me frymëmarrjen.

“Katër fëmijë në fshatin Toplan të Vaut të Dejës, me vështirësi në frymëmarrje janë transportuar sot në Spitalin Rajonal të Shkodrës nga njësitë e Helikopterëve dhe tashmë ata ndodhen në kujdesin e mjekëve. Shërbimi i urgjencës ndodhet gjithmonë pranë qytetarëve”, shkruan ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.ATSH

Loading...