Gazetarja Klodiana Lala zbulon kontaktin e fundit të Ervis Martinaj

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se kontakti i fundit i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj ka qenë Vlora.

E ftuar në “Opinion”, Lala tha se Martinaj ka kontaktuar me një person që është pjesë e një grupi kriminal dhe që u ka shpëtuar dy atentateve.

Lala shtoi ndër të tjera se nuk di të thotë nëse Martinaj ka qenë fizikisht në Vlorë apo kontaktet i ka bërë me telefon.

“Është identifikuar personi që ka pasur kontaktin e fundit me të. Është pjesëtari i një grupi kriminal që iu ka mbijetuar dy atentateve. Kontakti ka qenë në Vlorë, por nuk di të them nëse ka qenë fizikisht aty po ajo,”- tha Lala.

Loading...