Banorët e Gjirokastrës në vështirësi: Se dimë si do ia dalim në dimër

Banorët në Gjirokastër janë shprehur të indinjuar për çmimet e larta, si të drurit po ashtu edhe ato të energjisë elektrike duke i quajtur të papërballueshme për buxhetin e tyre familjar.

Disa prej pensionistëve, u shprehën për Fax News se ende nuk e dinin si do ia dilnin gjatë dimrit me shpenzimet për t’u ngrohur dhe për të gatuar për shkak të shtrenjtimit të çmimit të druve, të energjisë elektrike dhe të produkteve ushqimore.

“Aq shumë na kanë mërzitur sa themi o Perëndi pse nuk na merr more se mbase ka parajsë atje se këtu më tmerr nuk ka më. Imagjino edhe tani mezi po kursejmë, lëre pastaj në dimër që shpenzimet për dritat shkojnë sa pensionit. Të gjithë bëjnë vetëm propozime për partitë, qëkur fillojnë këto aktivitetet e partive,

këta vetëm për partitë bëjnë, nuk thonë jam pa punë po ikën rinia. Edhe lufta nuk e bëri kështu vendin, na iku gjithë rinia, u tha vendi”– u shpreh një prej pensionistëve.

Loading...