Shkarkohet nga detyra kryetari i Gjykatës së Sarandës, nuk kalon vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra kryetarin e Gjykatës së Sarandës Alltun Çela.

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa (Bungo) publikoi sot vendimin për kryetarin e Gjykatës së Sarandës, pas seancës së zhvilluar më 4 janar.

Sipas këtij vendimi dhe hetimeve të zhvilluara, Çela rezultoi me problem në të tre kriteret e vlerësimit të vetingut, ligjshmërinë e pasurisë, verifikimin etik dhe profesional.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Alltun Çela nuk justifikonte pasurinë pasi u gjet mospërputhje më deklaratat e tij.ATSH

Loading...