U gjet i pajetë dhe gjysmë i zhvarrosur, detaje të tjera nga ngjarja e rëndë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen makabër të shënuar në Thiva të Greqisë, ku u gjet një turp i pajetë gjysmë i zhvarrosur.

Dyshohet se viktima është një 45-vjeçar shqiptar dhe këto dushime janë ngritur pasi në xhep i është gjetur një letër.

Në letër ishte leja që kishte marrë i burgosuri nga burgu i Patrës në 2011, por që nuk ishte kthyer më kurrë duke u arratisur.

Ende nuk dihet identiteti i personit në fjalë, pritet që të kryehet ADN. Kujtojmë që trupi u gjet dy ditë më parë, gjatë punës që po kryenin për instalimin e një tubacioni nëntokësor.

Trupi i pajetë, sipas burimeve policore, ishte në gjendje dekompozimi dhe gjysmë u zhvarrosur dhe dyshohet se e kanë vrarë. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...