Si u pikas mjeku i arrestuar në Spitalin e Traumës, një agjent policie u infiltrua si pacient dhe i dha ryshfet

Një operacion policor është kryer mesditën e të premtes në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi raporton se mjeku i Spitalit të Traumës Fitim Marku është shoqëruar në Komisariat me akuzën e korrupsionit.

Mësohet se ka qenë një agjent i policisë së Tiranës i cili u paraqit si pacient dhe i dha 20 mijë lekë, e më pas ndërhyri për arrestimin e tij.

Policia nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi këtë aksion.

Burimet thanë se ndaj mjekut ka pasur ankesa te shpeshta se kerkonte rryshfet.

Loading...