Piktori Sali Shijaku është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij Orges Shijaku përmes një postimi në Facebook.
I shpallur nderi i kombit ai e filloi krijimtarinë artistike në fillimin e viteve ‘60.
Shijaku bënte pjesë në grupin e artistëve shqiptarë, që trajtuan tablonë kompozicionale, kryesisht me temë nga lufta, nga historia, nga legjendat, por edhe nga aktualiteti i kohës.
Veprat e tij janë pjesë e koleksioneve të koleksionistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Loading...