Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vdekur një person.
Viktima u transportua në spital, ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë policia ka arrestuar një person të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në lagjen Kolovica të Prishtinës.
“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda eshte njoftuar nga policia per nje rast qe ka ndodhur sot ne Kolovice, me ç’ rast e njejta i eshte pergjigjur vendit te ngjarjes bashke me njesite e tjera relevante. Nje person ka nderruar jete si pasoje e plageve te marra nga nje arme zjarri, ku me urdher te prokurorit eshte derguar ne IML per obdusion, derisa nje person tjeter eshte shoqeruar ne stacion policor. Prokurori i Shtetit ne koordinim me policine jane duke i ndermarre veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qellim te ndriçimit te gjitha rrethanave te ketij rasti”,-thuhet në njoftimin policor.