Ndërkohë që sot, trupi i saj i është dorëzuar nënës dhe familjarëve të tjerë që e reja kishte në Berat.
Vajza u vra nga babai dhe u gropos në oborrin e shtëpisë. Vrasësi është detyruar të dëshmojë pas këmbënguljes së policisë dhe gabimeve të shumta që e kanë tradhtuar gjatë hetimit policor.
29-vjeçarja Angjeliki Pjetri kishte lidhje prej kohësh me një shtetas afgan në Korfuz, çfarë shkaktonte debate të ashpra me të atin, i cili ishte kundër. Vajza ishte e pavarur, gjithsesi, pasi punonte në një dyqan në Korfuz dhe nuk banonte më me të atin.
BalkanWeb
Loading...