Studentët e rretheve kanë vijuar me protestat, duke sfiduar kështu temperaturat e ulëta.
Një pjesë e studentëve në qytetin e Korçës kanë nisur të protestojnë për plotësimin e kërkesave të tyre megjithëse termometri shënon -19 gradë celsius.
Edhe studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan kanë vendosur që të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë.
Mësohet se ata kanë zhvilluar një takim kpnsultativ me pedagogët e Departamentit të Letërsisë.
Studentët janë pyetur për mënyrën sesi do të vijojë protesta për shkak të hartimit të një plani nga ana e tyre.
Loading...