Nevina Shtylla ka vendosur të ftojë publikisht futbollistin e Kombëtares së Futbollit Eros Grezda në një përballje me Erjola Docin.
Kjo e fundit njihet për deklaratat e saj të bujshme dhe këtë herë ka “piketuar” futbollostin. Sipas saj, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak”.
“E di si është puna, rezultoi frikacak! Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk ia hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri “unsend”!“- tha ajo në “E diell” teksa shtoi: “Bëhu burrë!”
Kështu, moderatorja e ka ftuar Erosin në emision. Përmes një postimi në Instagram ajo shkruan: “Eros po ta bëj publikisht ftesën për në emision ta sqarojmë një herë e mirë këtë punë”. Ndërkohë, nga ylli i futbollit nuk ka ende përgjigje. Vlen të theksohet se Eros dhe Nevina janë përfolur për një lidhje vite më parë. Shkak u bënë shpoqërimet e tyre dhe komentet në rrjetet sociale. Megjithatë, ata sqaruan se nuk ka asgjë
Nevina është në lidhje prej vitesh me një jurist dhe jo rrallë ka folur për të ndonëse e mvan larg vëmendjes mediatike lidhjen e saj. (KLIKO)
Nga ana tjetër, futbollisti aludohet prej kohësh se është hedhur në krahët e një modeleje. Kohëve të fundit është përfolur se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij me modelen spanjolle.
Nicole ka publikuar një fotografi me futbollistin, duke shtuar kështu zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.
Gjithsesi, futbollisti është shfaqur më i tërhequr nga zhurma mediatike, duke preferuar të mos prononcohet rreth lidhjes me bukuroshen spanjolle. Ai ka qenë në një lidhje me Oriola Marashin nga e cila u nda pas shumë ulje-ngritjesh.