Kishin lidhje martesore, fermeri ishte xheloz për 31-vjeçaren, vret të dashurën dhe fëmijën që kishin bashkë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lekani të Bashkisë Nestor në Kavallë, Greqi. Një fermer 54-vjeçar i ka marrë jetën të dashurës së tij gjermane, me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore dhe djalit të tyre vetëm 10 muajsh.

Të miturit, fermeri i kishte dhënë atësinë, ndërkohë që kohët e fundit, 31-vjeçarja gjermane kishte fituar kujdestarinë për foshnjen.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë që fermeri kishte ndaj të dashurës së tij disa vite më të re.

Duke mos duruar dot zënkat dhe sherret, e reja i kishte thënë 54-vjeçarit se do të kthehej në Gjermani tek prindërit e saj dhe do të merrte me vete dhe foshnjen.

Por fermeri grek ka thurur planin dhe e ka realizuar me gjakftohtësi.

“Hajde në kasolle”, i kishte shkruar kushëririt të tij fermeri, e më pas ka nxjerrë pushkën, ka vrarë të parin fëmijën, të dashurën dhe më pas veten.

Kushëriri i tij ka shkuar në vendin që i kishte thënë autori, pa ditur gjë.

Ai ka deklaruar se rrugës ka dëgjuar dy të shtëna arme, por nuk ka menduar asgjë të keqe deri sa është përballur me tre trupat e pajetë në kasollen e kushëririt.

Loading...