Erdogan godet Putinin pas veprimeve të fundit. Zbardhet vendimi i fundit

Turqia i është bashkuar komunitetit ndërkombëtar në dënimin e përpjekjes së Rusisë për të aneksuar paligjshëm edhe katër rajone ukrainase, teksa tri shtete të Baltikut i kanë bërë thirrje NATO-s që të nisë procedurat e përshpejtuara për të pranuar Ukrainën në aleancën perëndimore.
Ministria e Jashtme e Turqisë më 1 tetor tha se veprimet ruse përbëjnë “shkelje të rëndë” të ligjit ndërkombëtar, duke theksuar se Ankaraja po ashtu refuzon të njohë aneksimin e paligjshëm të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia më 2014.

Ne përsërisim mbështetjen tonë për zgjidhjen e kësaj lufte, ashpërsia e së cilës po vazhdon të rritet. Ne mbështesim një zgjidhje të bazuar në paqe që mund të arrihet përmes negociatave”, u tha në deklaratën e Turqisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 30 shtator nënshkroi dokumentet për zyrtarizmin e përpjekjeve të Rusisë për të aneksuar rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, territore të pushtuara nga forcat ruse. Më herët, Moska mbajti referendume të rreme në këto katër rajone, votime që janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

English Version
Kontakto redaksinë

BREAKING NEWS
FILLOJNË DITËT E VËSHTIRA PËR SERBINË, NIS PLANI GJERMAN PËR TË NDRYSHUAR POLITIKËN ME “DY KARRIGE” TË VUÇIÇIT, KËSHILLTARI I SCHOLZ “ZBARKON” NË RAJON, DEL JASHTË LOJE DHE “BALLKANI I HAPUR”
x
BOTA

Erdogan godet Putinin pas veprimeve të fundit. Zbardhet vendimi

SHKRUAR NGA SOT.COM.AL
1 TETOR 2022
Erdogan godet Putinin pas veprimeve të fundit. Zbardhet vendimi
Turqia i është bashkuar komunitetit ndërkombëtar në dënimin e përpjekjes së Rusisë për të aneksuar paligjshëm edhe katër rajone ukrainase, teksa tri shtete të Baltikut i kanë bërë thirrje NATO-s që të nisë procedurat e përshpejtuara për të pranuar Ukrainën në aleancën perëndimore.

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit
“Miqtë e besuar të Vis Martinit”/ Gazetari i njohur tregon kush po i shpërndan fotot e të shumëkërkuarit: Jemi në momentin e …
Rezulton pronare multimilionere nga inceneratorët, 90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi me lot në sy tregon çfarë i ka ndodhur: Kam nevojë urgjente për… (VIDEO)
Ministria e Jashtme e Turqisë më 1 tetor tha se veprimet ruse përbëjnë “shkelje të rëndë” të ligjit ndërkombëtar, duke theksuar se Ankaraja po ashtu refuzon të njohë aneksimin e paligjshëm të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia më 2014.

“Ne përsërisim mbështetjen tonë për zgjidhjen e kësaj lufte, ashpërsia e së cilës po vazhdon të rritet. Ne mbështesim një zgjidhje të bazuar në paqe që mund të arrihet përmes negociatave”, u tha në deklaratën e Turqisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 30 shtator nënshkroi dokumentet për zyrtarizmin e përpjekjeve të Rusisë për të aneksuar rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, territore të pushtuara nga forcat ruse. Më herët, Moska mbajti referendume të rreme në këto katër rajone, votime që janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se “këto veprime nuk kanë legjitimitet”, ndërkaq shtetet e tjera, përfshirë Gjermaninë, Britaninë, Suedinë dhe Poloninë dënuan veprimin e Moskës.

Rusia ka vendosur veto ndaj një rezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kërkon ndaljen e menjëhershme “të pushtimit të paligjshëm dhe në shkallë të gjerë të Ukrainës”.

Më 30 shtator, tri shtetet e Baltikut, Estonia, Lituania dhe Letonia lëshuan një deklaratë të përbashkët përmes së cilës mbështetën kërkesën e Kievit që Ukrainës t’i mundësohet anëtarësimi i përshpejtuar në NATO.

“Miqtë e Ukrainës në Baltik mbështesin plotësisht anëtarësimin e Ukrainës në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur”, u tha në deklaratë. “Trimëria e Ukrainës vetëm mund të forcojë aleancën tonë”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se Kievi po kërkon që t’i bashkohet menjëherë aleancës pas përpjekjeve të Moskës për të marrë katër rajone ukrainase. Megjithatë, ndaj kësaj kërkese kishte një përgjigje të kujdesshme nga Uashingtoni dhe nga selia e NATO-s.

“Tash për tash, qëndrimi ynë është se mënyra më e mirë që ne të mbështesim Ukrainës është përmes mbështetjes praktike në terren, dhe se procesi në Bruksel duhet të nisë në një kohë tjetër”, tha Jake Sullivan, këshilltar për siguri kombëtare i SHBA-së.

Loading...