Berisha dhe Balla ‘shpërthejnë’ ashpër kundër njëri-tjetrit!

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i PS-së, Taulant Balla, janë përplasur në parlament. Kreu i PD-së e akuzon Ballën si të lidhur me Gentian Sharrën, ndërsa u shpreh se do t’i publikojë atij dosjen që e implikon edhe sot.

Po ashtu, Berisha solli në vëmendje edhe dosje CEZ, që sipas tij marrëveshja që bëri Rama i shkaktoi Shqipërisë 360 mln euro dëm.

Nga ana e tij, Balla i kërkoi Berishës që të bëhet burrë dhe të kallëzojë në Prokurori ish kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Berisha: Njeriu që sapo foli është me disa mbiemra droge, megjithatë unë në respekt të qytetarëve po kthej përgjigje. E vërteta është që në marrëveshjen që bëri Rama me CEZ i shkaktoi Shqipërisë 630 mln dollarë fatura që CEZ i detyrohet Shqipërisë. Kjo ishtë marrëveshja e tij me Fylen.

CEZ e peshoi në kandar Edi Ramën dhe në kundërshtim flagrant me ndihmën e arbitrit shqiptar Rama firmosi marrëveshjen më të madhe korruptive në historinë e vendit në një kompani që i detyrohej fatura 620 mln dhe detyrohej dëme të tjera 3 mld e 200 mln euro. Kur del këtu më mirë sill Gentian Sharrën. Zotëri Do t’u nxjerr gjithë dosjen e tij, të gjitha transkriptet, të shohësh që edhe sot je i implikuar me të.

Balla: Unë nuk bëj gabime me rregulloren. Unë nuk i deformova fjalën zotërisë. Ajo që unë kërkova është që Kuvendi i Shqipërisë përsa kohë ka miratuar një raport… Ti zotëri je i kallëzuar penalisht. Ajo që unë kërkova është që Prokuroria të kthejë përgjigje. Luli është i yti, jo i imi. Kallëzimin për Lulin në Prokurori e kam bërë unë. Tani që të doli Luli nga vatha, ti thua e kemi mbrojtur ne. Bëhu burrë dhe kallëzoje në prokurori, por burrë nuk ke qenë kurrë në këto 30 vite.

Loading...