Tepelenë/ Rrëzohet nga kanionet i riu amerikan

Një 20-vjeçar amerikan ka mbetur i dëmtuar teksa ka qenë duke eksploruar në “Kanionet e Pesturës” në Tepelenë. Mësohet se i riu është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime të shumta në trup.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar dhe më pas është dërguar në spital.

Tepelenë/Informacion paraprak

Në fshatin Progonat, Tepelenë, në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës”, është rrëzuar shtetasi amerikan W. L., 20 vjeç.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës, kanë bërë të mundur nxjerrjen 20-vjeçarit nga vendi ku ishte rrëzuar.

Shtetasi W. L. po transportohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Loading...