Rrëmbeu, pë*dhunoi dhe torturoi ish gruan, del foto e 33-vjeçarit shqiptar dhe momenti kur arrestohet

33-vjeçari shqiptar që rrembeu , shkoi ta djegë të gjallë dhe përdhunoi gruan e tij , është arrestuar teksa janë publikuar edhe pamjet kur vihet ne pranga.
Sipas aktakuzës, autori i ka vendosur një bombë 28-vjeçares në orët e para të së mërkurës së kaluar, jashtë shtëpisë së saj, në Almyri të Korinthos.

Gruaja sapo ka dalë nga shtëpia, ai e ka futur me forcë në makinën e saj, është ulur në sediljen e shoferit, ka mbyllur dyert dhe është drejtuar drejt Isthmusit, ndërsa e ka goditur me grushte në kokë dhe në trup.

33-vjeçari ndaloi makinën në një rrugë të shkretë, ku e detyroi të zhvishej me kërcënime për jetën dhe për pak e dogji të gjallë, duke i vënë flakën flokëve me çakmakun.

E zhveshur dhe e pambrojtur siç ishte, ai e çoi në shtëpinë e prindërve të tij në Korinth, ku e përdhunoi dhe e përzuri.

E tmerruar 29-vjeçarja është arratisur drejt Policisë së Korinthit për të denoncuar atë çfarë i kishte ndodhur. Policia gjeti pak kohë më vonë 33-vjeçarin dhe e arrestoi.

Loading...