Prej vitesh Mimoza Selimi, gazetarja dhe vokalistja e grupit “Djemtë e Detit” është shpërngulur në Zvicër. Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, veç kujtimeve që e lidhin me Shqipërinë, ajo ndau edhe pak nga jeta private. Mimoza zbuloi se prej kohësh është e dashuruar me dikë atje. Nga Shqipëria është larguar edhe me një divorc, por marrëdhënia që ruan sot me ish-bashkëshortin është e rrallë.
Mimoza Selimi: Ishte dhe mbetet shoku im më i mirë.
Rudina Magjistari: Pra, ruani një marrëdhënie të shkëlqyer.
Habit këngëtarja e njohur shqiptare: Ish-burrin e kam shok,
Mimoza Selimi: Përpara se të vija në studio ishim bashkë. Kam pasur fat. Ne kemi qenë një nga çiftet e rralla shqiptare që kemi pasur një marrëdhënie miqësie, besimi. Kur njerëzit janë mendjehapur, Rudina, gjejnë gjithmonë një zgjidhje me shumë qytetari, pa i bërë keq njëri-tjetrit dhe për të ruajtur gjërat e bukura sepse kemi qenë jo pak, por 14 vite bashkë. Ne flasim në telefon, bisedojmë për gjëra, tregojmë dhe ndihem me shumë fat sepse duhet të jenë të dy që ta kenë të njëjtin mendim për t’i pranuar gjërat që kur vjen një moment dhe mbaron, mbaron por e rëndësishme është të ruash respektin dhe për fat, ne e kemi.
Habit këngëtarja e njohur shqiptare: Ish-burrin e kam shok,