Aksidentale apo e qëllimshme? Shpërthen në flakë makina e efektivit të policisë në Tepelenë, ishte parkuar para banesës (EMRI)
Mbrëmjen e sotme para banesës së efektivit të policisë Muharrem Gjyli është përfshirë nga flakët automjeti në pronësi të tij, në fshatin Luzat të Tepelenës.
Si shkak i zjarrit ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Nuk dihet ende nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme.
Njoftimi i policisë:
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në fshatin Luzat, Tepelenë, përpara banesës së shtetasit M. Gj., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen Passat”, në pronësi të shtetasit M. Gj. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.