Ish-komandanti i UÇK-së humb jetën pas një incidenti në ashensor

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pejë të Kosovës. Ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka ka ndërruar jetë pas një incidenti në ashensor. Për vdekjen e tij kanë shkruar miq e familjarë në rrjetin social Facebook.

“Nipash gjitmon jam krenu me ty gjithmon te kam pas idhull por sod me tradhtove ike per mos tu kthyer kurr. Faleminderit qe gjithmon na ke bër krenar. Lamtumir Komandant”, shkruan Abaz Beqa.

Lajmin për vdekjen e 54 vjeçarit e ka konfirmuar për “Gazetën Express“, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën “Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”, tha Rugova.

Ai shtoi se në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori, i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”.

Loading...