Degradon sherri mes Spahos dhe Manjas në Kuvend: ‘Nuk më gjykon dot burrërinë’

Debatet në seancën e sotme parlamentare vijojnë ende, teksa këtë herë janë përplasur mes tyre deputeti i PD Edmond Spaho dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Debati nisi në lidhje me ministren e Shtetit për marrëdhëniet më Parlamentit, Elisa Spiropali, teksa Spaho iu drejtua ministrit duke i thënë që ” të tregohet aq burrë” sa ministrja Spiropali, e cila debatoi me Berishën, kur ky i fundit është i pranishëm në Kuvend. Deputeti Spaho i kërkoi ministrit të Drejtësisë të nxjerrë emrat e kompanive dhe tenderave që denoncohen pasi e ka për detyrë.

Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve, veprim të cilin e cilësoi si “shërbimin e fundit të tij ndaj kombit”.

Spaho: Tregohu aq burrë sa Spiropali kur debaton me Berishën në sallë Mos u ngri pasi ikën ai e bën debat. Jeni ministër i Drejtësisë, e keni për detyrë të nxirrni emrat e këtyre me tendera e kompani që thoni. Nxirrini një më një, po nuk i ke këtu i keni ju. Mos u mburr me zgjedhjet. Ti një, tërmeti 2, ai që është në burg 3, jeni kapur me zë e çfarë i bëni ju zgjedhjeve. Ka shkruar çdo vend se si ju i vidhni zgjedhjet.

Manja: Nuk besoj se je i duhuri për të gjykuar burrërinë time. Voto ligjin për Autoritetin e Dosjeve dhe është shërbimi i fundit që i bën kombit ti.

Loading...