Njoftim i Ramës për studentët !

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social një foto të një njoftimi të bërë në universitetet shqiptare, ku u kërkohet studentëve që nga data 9 janar të vijnë pranë fakulteteve për të paguar gjysmën e tarifës vjetore, ashtu siç dhe është bërë me ligj përmes VKM-së.
Rama shkruan se njoftimi që ai ka postuar në rrjet është ai i sakti, ku studentët do të paguajnë sivjet gjysmën e tarifës si dhe ata të rinj me rezultate të mira apo me aftësi të kufizuara që do të marrin një bursë nga shteti.

“Po! Saktë

(Studentët në çdo universitet duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim dhe asgjë më shumë, asgjë me pak)”-shkruan Rama.

Kujtojmë se këtë të martë Rama reagoi në rrjet duke hedhur akuza se opozita po tentonte të dezinformonte studentët duke shpërndarë lajme të rreme, se studentët do të paguanin një tarifë të plotë vjetore dhe jo të përgjysmuar.

Loading...