Zbulohen detaje të reja nga operacionet e kërkimit që ka zhvilluar Policia e Shtetit për të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.
Kontrollet janë zhvilluar ditën e enjte, më 6 tetor, në dy qarqe të vendit. Kështu ka bërë me dije ish-drejtori i Policisë Shemsi Prençi, në Euronews.
Premçi ka deklaruar se policia kishte marrë informacione për lëvizjet dhe kontaktet e orëve të fundit që mund t’i çonin në gjurmët e Ervis Martinajt.
“Policia ka marrë të dhëna për lëvizjet e kontaktet e orëve të fundit ndërkohë ka bërë disa kontrolle sot në disa banesa në territorin e qarkut të Tiranës në periferi të Vorës dhe në qarkun e Fierit, në Lushnje”, tha ish-drejtori i Policisë.
Sipas Prencit, “përqendrimi i hetimeve për të zbuluar një të vërtetë e për të mësuar këtë katrahurë mbi cështjen Martinaj duhet që prokuroria e Policia, përtej kapaciteteve të Prokurorisë së Lacit, duhet të ngrejë një grup të mirëfilltë ekspertësh”./Shqiperiaime