Një lajm aspak i zakontë na vjen nga Gramshi, aty ku një grua është ënuar me 8 muaj ngaqë i jepte “dajak” burrit, por dyshohet dhe anëtarëve të tjerë të familjes
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasen M. S., 45 vjeçe, banuese në Gribë, Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar me 8 muaj.
Ky është rast vërtet i rrallë, sepse gjithmonë jemi mësuar që burrat të dënohen për këtë gjë, por mesa duket ka dhe nga ato gra që iu ka ardhur në majë të hundës dhe kanë filluar të “hakmerren”.
Edhe pse nuk bëhen të ditura detajet e tjera, është vërtet për të ardhur keq kur dëgjon lajme të tilla sepse kupton që ne si shoqëri kemi prekur fundin.
Kemi vite që jemi në krizë të thellë, kemi vite që familja po humb kuptimin e saj të vërtetë, kemi vite që jemi larg të qenurit normal.
Kush e ka fajin? Kjo është një pyetje që nuk i jep dot njeri përgjigje të saktë sepse ka shumë faktorë që ndikojnë, por dy kryesoret janë varfëria ekonomike dhe ajo mendore.