Një 6-vjeçar është plagosur me armë nga fqinji i tij në fshatin Kodër Lumë të Kukësit. Vogëlushi ishte pranë 75-vjeçarit teksa po pastronte çiften, kur ajo është shkrehur duke bërë që të marrë plagë.
Për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve, kurse policia arrestoi 75-vjeçarin.
Kukës/Informacion paraprak
Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al