Mirëmbrëma, uroj të jeni mirë krejt ju që keni me lexu historinë e familjes tonë. Nuset me minifunde veç keq ndjellin, ato as nuk e duan burrin e as familjen e tij. Nuset e sotme më shumë duan të rrinë me telefona e me provoku me foto se sa me u kujdes pë burrin.
Unë i kam bërë 56 vjet e nuk kam mundur kurrë të vesh diçka që të më duket këmba ose të bëj diçka që nuk i pëlqen burrit tim. E para sepse ka qenë turp dhe e dyta edhe nëse kam veshur ndonjë rrobë që është dukur provokuese, burri m’shkrinte n’dajak.
E kena nusen prej Ferizajit kur e ka pru djali në shtëpi nuk më ka pëlqy si tip po thojsha që me kohën ndoshta përshtatmi edhe besoja që kena me kalu mirë.
Ata kaluan 2 vjet fejuar pastaj vendosën me u martu. Në vitet e fejesës nusja vinte me ndejt ndonjëherë dhe ia kalonim mirë. E kishim njëfarë mirëkuptimi por kisha qenë shumë gabim.
Por koha ishte e shkurtër, ajo vinte rrinte ndonjë darkë, sillej mirë, gatuante ndonjëherë dhe në mbrëmje shkonte te shtëpia e vet. Por tani e kam problem. Une çohem në 7 në mëngjes. Edhe ajo në 7 çohet, kur shkon djali në punë por nuk del poshtë deri nga ora 9-të.
Problemin kryesor e ka si të lyhet dhe zbukurohet. Nusja jonë çdo ditë vesh minifunde ose streçe të ngushta. I kam thënë djalit mere bre foli pak mos le të veshet ashtu se na bëri me turp por djali më duket se s’ka çfarë i bën.
Komshinjtë vijnë të shikojnë veç këmbët e nuses. Unë nuk i kam thënë djalit se po më dhimbset dhe nuk dua ti orish jetën por nusja ashtu vazhdon vishet. Jam në dilemë çfarë të bëj , ta hap gojën me i tregu djalit apo të bëj sikur ska ndodhur kurrgjë?