Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm u arratis nga burgjet greke. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte marrë leje disaditore, por ai nuk është rikthyer më në vendin e vuajtjes së dënimit. Shqiptari i dënuar për disa vepra penale, ndodhej në Qendrën e Paraburgimit në Fthiotidë.
I burgosuri në fjalë përdorte lejen e rregullt që kishte siguruar dhe do të kthehej në burg të enjten më 6 tetor, por kjo gjë nuk ka ndodhur çka ka alarmuar forcat e Policisë.
Shqiptari nuk e ka përmbushur detyrimin ligjor për t’u rikthyer në vendin e vuajtjes së dënimit dhe për pasojë, do të gjykohet edhe për një tjetër vepër penale. Tanimë, autoritetet policore helene e kanë klasifikuar atë në listën e personave të arratisur.
Sipas informacioneve të mediave greke, 48-vjeçari është dënuar si anëtar i një organizate kriminale për shkelje të ligjit për drogën dhe armët, vepra për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm. Në dekadën e fundit, dhjetëra shqiptarë të dënuar me vite të gjata burgimi, janë arritur nga burgjet greke. Shumë prej tyre, kanë hyrë në Shqipëri, ju janë arrestuar dhe dënuar për të tjera vepra penale.
Në vitin 2013, plot 11 shqiptarë u arratisi nga burgu në Greqi të akuzuar për vjedhje dhe grabitje përfshirë shqiptarin Ilir Kupi, i arrestuar dhe dënuar në kuadër të “Bandës së babagjyshave”, grup i cili ishte përfshirë disa grabitje të bujshme në vend. Ndërkohë, në shkurt të këtij viti, katër shqiptarë u arratisën nga një burg në Kretë. Mediat greke bënin me dije në atë kohë se të dënuarit për vr asje, grabitje dhe trafik droge janë arratisur nga burgu i Chanias.
Sipas mediave greke, të burgosurit kanë sharruar hekurat me limë dhe me pas kanë çarë murin me forcë duke përdorur hekurat. Të 5 shqiptarët ishin dënuar për krime të rënda si vrasje, grabitje dhe trafik droge.
Madje një prej të dënuarve ishte i akuzuar për 3 vrasje dhe i dënuar 3 herë me burg të përjetshëm. Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tyre. Ata ndodheshin në Policinë qendrore të Hanias, Kretë dhe do të transferoheshin në burgun rural të Agias.