Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Eltian Isufaj, 30 vjeç, me banim në kampin e romëve “Panareo” në Leçe; Soni Hajdari, 28 vjeç, me vendbanim të njëjtë dhe aktualisht nën arr.est shtëpiak; Krenar Skendaj, 46 vjeç, i cili është ndaluar në Campobasso.
Prokuroria Antimafia ka lëshuar 16 urdhër-arr.este ndaj personave të lidhura me “Sacra Corona Unita” për trafik dro.ge dhe pjesëmarrje në organizatë kri.minale. Sipas hetimeve, organizata kri.minale vepronte në Leç e Brindisi dhe se anëtarë të saj, në kuadër të mbarëvajtjes së trafikut të dro.gës, kanë ushtruar presion së fundmi edhe ndaj familjes së një bashkëpunëtori të drejtësisë italiane.
Gjatë aksionit të koduar “Vele”, ku janë përfshirë mbi 100 efektivë si dhe një helikopter, janë sekuestruar sasi të ndryshme dro.gë, të llojit kok.ainë, her.oinë, hash.ash e marij.uanë. Mediat fqinje shkruajnë se organizatë kri.minale i është sekuestruar edhe dro.gë që vinte nga Shqipëria.
Por kush janë tre shqiptarët?
Emri i Eltian Isufaj rezulton i palakuar më herët nga mediat italiane ndërsa Soni Hajdari është ndaluar në vitin 2016 po në Leçe, pasi është kapur me 16 doza kok.ainë.
Sa i takon emrit Krenar Skendaj, paraqitet në disa raste në raportimet e kronikës së zezë në Itali. Në qershorin e vitit të kaluar, mediat italiane raporton se Skendaj u dën.ua me gjykim të shkurtuar me 3 vite bur.gim dhe 5 mijë euro gjobë. Ndërsa në mars të po të njëjtit vit, u arr.estua gjatë një operacioni policor në bashkëpunim mes policisë italiane dhe asaj shqiptare, teksa iu sekuestruan 500 kg marij.uanë.
Skendaj, bashkë me një tjetër person, ishin në bordin e një gomoneje që nisej nga Shqipëria. Të dy u vunë në pra.nga pas një ndjekje në det nga policia italiane në ujrat e Leçes. Në gomone u gjetën dhe sekuestruan 500 kg marij.uanë