Vrau Mariglen Gjonajt për t’i marrë ‘Rolex-in’/ Ky është vrasësi, nëna e të ndjerit dyshonte për të që në 2015-ën

Pas 7 vitesh ngjarje, policia arriti të konfirmojë dhe provojë se 16-vjeçari Mariglen Gjonaj, i zhdukur në mënyrë misterioze në vitin 2015 është vrarë nga autori i dyshuar Kristjan Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.
Cenaj u ndalua dje nga policia e Lezhës, ndërsa dyshimin se Cenaj fshihej pas vrasjes së të riut e ka pasur edhe nëna e viktimës e cila 7 vite më parë për mediat akuzoi publikisht në media Kristjanin. Liljana gjonaj nëna e të ndjerit deklaroi në vitin 2015 se i biri për herë të fundit ka qenë me Cenajn.

Ky i fundit ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se më datë 18.05.2015, Kristjan Cenaj dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.

Vlen të theksohet se policia të identifikonte vrasësin e Mariglenit, priti që të dilnin në sipërfaqe eshtrat e adoleshentit.

Loading...