‘Si komb kemi humbur personalitetin tonë, sot jam këtu për të drejtën time’

“Boll heshtëm” ka qenë motoja e protestës që po mbahet sot në qytetin e Elbasanit, duke marrë shkasë nga cmimet e larta të karburanteve dhe ushqimeve të shportës. Qytetarët kanë thënë se kanë dalë në shesh për të protestuar përtej ngjyrimeve politike, duke shtuar se Shqipëria është një vend I varfër.

Njëri prej tyre tha se si komb kemi humbur personalitetin tonë.

“Unë protestoj për të drejtën time për të qenë njëri. Si komb kemi humbur personalitetin tonë, duke pranuar genjështra, mashtrime që na bën kjo qeveri. Kam besim të madh se shumë demokratë që nuk vijnë këtu por te kutia do e tregojnë vetën. Të gjithë janë në një hall. Bordi është monopol”- tha një qytetar.

“Protesta është shumë e drejtë, ne përpara jemi si qytetar se sa si përfaqsues i forcave poitke, është një kauzë përtej ngjyrimeve politike. Një pjese e mirë e njerzve janë në punë. Nuk dihet të mohojmë edhe presionin nga autoritetet që nuk duan ti shohin në shehs. Ky është vetëm fillimi, do të vijojmë. Po paguajme cimimet më trë larta në Evroipoë ndërkohe jemi më të varfërit”– tha një tjetër.

Loading...