Mos, vde.kje e rëndë. Ndahet papritur nga jeta Koloneli i Flotës Luftarako Detare. Lamtumirë Komandant. . .

Eshte ndare sot nga jeta ish koloneli Arben Shalari. Njoftimi eshte bere sot nga familjaret e tij.

Ja si shpret nje prej shokeve te tij: 

Lamtumirë Komandant ARBEN SHALARI- Nga Mhilli Shengjin
================================
Me dhëmbje e pikllim të thellë e perjetuam sot lajmin e zi të ndarjes parakohshme nga jeta të Oficerit të Flotes Luftarako Detare komandantit e shokut tonë të mirë Arben Shalari!
Arben Shalari, një djal oficeri e vetë oficer që në Shkollen Ushtarake “Skenderbej ” veshi uniformen e ushtarakut, per të vazhduar shkollen e Marines e më pas oficer , në Bazat Ushtarako Detare e në Floten Luftarako Detare.
Arbeni ishte një oficer klasik, që e donte me shpirt ushtrinë , që e dashuronte detin e anijet luftarake, të cilave u perkushtoj me patriotizem gjithë dijet e tijë të gjithëanshme, perkushtimin deri në vetmohim, që u kushtoj gjithë jeten pa perfill veshtirësitë e sakrificat e panumërta.
Arben Shalari ishte sa i ditur aq dhe kembëngules e trim , kurajoz e dinjitoz në perballimin e çfo situate , i paepur në kryrjen e të gjtha detyrave.
Ti ishe krenaria e shokëve dhe buzëqeshja jonë!
Ai gjatë gjithë jetes spikati e u dallue per pregatitjen e tij të lartë , në njohjen deri në perfeksion të anijeve e të detit, ku u dallue veçanrisht në drejtimin e komandimin e formacioneve të Katerave Silurues e të gjuajtësave detarë! Arben Shalari ishte një katernikas i lindur. Kateri Silurues e Gjuajtësi Detarë i bindeshin Arbenit ashtu si askujt tjeter, sikur luante me ato, e kjo vinte nga që Arbeni ua njihte në perfeksion perdorimin e aftësitë e tyre taktiko teknike e taktiko manovruese, aftësitë e mundësitë e lundrimit e perdorimit të tyre në det! Ai njihte mjaft mirë artin detar e të lundruarit në det, ashtu siç me pregatitjen e lartë e kulturen e gjithëanshme ushtarake të tij bente të mundur realizimin me arritje të larta në të gjitha detyrat e larta ku ai spikati me aftësitë elitare e shpirtin praktik.
Per ne shoket e tij të jetes e të punes që patem fatin të punojmë e të sherbejmë me Arbenin kudi ku na kerkoj detyra, per t gjith ata që e kanë njohur , duke ja njohur ato dhunti të veçanta të tij, edhe dhmbjen e mungesen e tij e ndjejmë më shumë ! Arbeni ishte modeli i komandantit dhe lezeti i shoqërisë tonë!
Arben Shalari ishte njeri e komandant e shok i fjalës së mbajtur e i beses së dhënë !
Arbeni në të gjitha detyrat e ngarkuara shkelqeu duke arrit rezultate shumë të larta ku është dalluar në të gjithë FLD.
Aq sa studionte e kishte kerkesa per ngritjen e tij të gjithëanshme po aq kujdesej ndihmonte e kerkonte ngritjen e aftësimin gjithënjë e më lart
të kuadrove e detarëve vartes të tij.
Gjatë gjithë jetes së tij Arbeni u dallue per karakterin e tij luftarak, inteligjencen e lartë , perkushtimin sublim në sherbim të Atdheut , dashurisë e perkushtimit per anijet luftarake të cilave u kushtoj gjithë aftësitë , dijet e shpirtin e tij si një kuader mjaft i pergatitur , di një komandant me aftësi të rralla komanduese e drejtuese, pa perfill asnjë sakrificë qoftë edhe ato familjare.
Arben Shalari ishte sa i pergatitur e i aftë per vehte , aq kerkues i prerë në zbatimin e detyrave e në komandimin e anijeve në kushte të vështira të detit, naten apo diten ; ashtu dhe per vartësit e tij detarë e kuadro të cilëve u qendronte afer, i ndihmonte e i lartësonte në pervetsimin e anijeve e komandimin me sukses të tyre.
Sa komandant i rreptë e kerkues në detyra ishte Arben Shalari, aq njerzor ,shok e mik i të gjithëve ishte ai. Dallonte mjaft mirë detyren nga shoqeria e marrdhëniet me njerzit.
Dallohej si komandant i aftë siç dallohej tek behej njësh me detaret e kuadrot , në aktivitete sportive , tek kuvendonte e qante hallet e tyre me ndjeshmërinë e komandantit, shokut e prindit.luante e bente shaka , shako e humor , humor të tillë që veç Arbeni dinte të bënte, sa na hiqte si me dorë lodhjen e stermundimin në lundrim me det të dallgëzuar.
Arbeni ka qenë një shok e mik i të gjithëve, që ka gezuar respektin e dashurinë e gjithë efektivave dhe të qytetarëve të Shëngjinit ku kaloj pjesen më të madhe të jetes e sherbimt të tij si kuader i lartë, si qytetar aktiv !
Arben Shalari ka qenë një kuader , shok ,mik e familjar shëmbullor , i nderuar e i respektuar nga të gjithë.
Na ike shpejt e sikur na u fshehe o shoku ynë i mirë ashtu si papritur , akoma i ri e kur më shumë se sot si familja ashtu dhe ne shoket e donim dhe e kerkonim prezencen tënde , mendimin tend, humorin e buzqeshjen që na dhuroje në çdo takim e bisedë.
Per herë të parë të shoh të dorzohesh, per herë të parë ju shoh të shtrirë se ti kurrë dhe para asgjëje nuk u perkule, nuk u dorzove, por para fuqisë madhore të perendisë të falet dorzimi, e ti pushofsh në altarin e perendisë!
Ndaj dhe lajmi i zi per ndarjen e tij para kohe nga jeta na piklloj e na preu si me thikë!
Do na mungosh shumë e gjatë o Arben Shalari, se ti ishe komandanti i zoti, kuader i perkushtuar në detyrë, shok e mik i rrallë!
Na dhëmb shpirti të të themi lamtumirë!
Të qoftë i lehtë dheu o Arben Shalari!
Ngushllimet më të sinqerta familjes tuaj!
Jemi pjesë e dhëmbjes!
Lamtumirë Arben Shalari!
Pushofsh në paqe!

Labërianews/Për të bërë njoftime të ndarjeve nga jeta dhe për të përkujtuar të afërmit që keni humbur në ditën e përvjetoreve të tyre  mund të na kontaktoni në E-mail:  labërianews@gmail.com ose në facebook: https://www.facebook.com/Laberianews/
Për njoftimet e ndarjes nga jeta mjafton të nisni këto të dhëna : Emri, Atësia, Mbiemri, Vendlindja, Vendbanimi, mosha, numri i fëmijëve, profesioni, shkaku i ndarjes nga jeta, vendi, data dhe ora e ceremonisë së përcjelljes, foto si dhe çdo informacion shtesë që dëshironi.
Për përkujtimore: Mund të nisni një dedikim me vargje, një shkrim, një poezi duke përfshirë të dhënat e mësipërme së bashku me foton përkatëse.

Loading...