Reshjet e shiut sjellin problematika të mëdha, qytetarët në vështirësi për situata emergjente

Kjo është Rruga Ndreko Nakuci, që lidh Qytetin e Kuçovës si dhe Spitalin me fshatrat përreth. Kjo rrugë është vetëm 1 km e gjatë por lidh fshatrat përreth me Qytetin dhe Spitalin mjekësor të vetëm që ndodhet në fund të rrugës (në kodër) Ndreko Nakuci.

Qytetarët tregojnë se në këtë rrugë as traktorët nuk ngjiten dot për të transportuar mallrat apo të punojnë tokat. Për të shkuar në Kuçovë duhet të bëjnë një rrugë të gjatë prej 15 km sepse komuna nuk mund të shtrojë 1 km rrugë.

Pas çdo shiu që bie rruga bëhet edhe me këmbë e pakalueshme! Sipas qytetarëve as taksitë nuk mund të shkojnë pasi rruga është e pamundur të kalohet as nga poshtë e as nga lart.

Qytetarët tregojnë se gjithmonë në kohën e votimeve, politikanët premtojnë se do e shtrojmë atë rrugë por sa mbarojnë votimet dërgojnë një kamion me gurë dhe mbarojnë.

Dhe kur bie shi rruga kthehet në lumë të rrëmbyeshëm dhe është e pakalueshme.

Loading...