Kosova jep 100 euro për çdo pensionist, reagon Meta dhe sulmon Ramën: ‘Ndihma e Qeverisë nuk është as sa një kafe në ditë’

Kreu i PL Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka reaguar pasi Kosova miratoi vendimin për të dhënë 100 euro shtesë për çdo pensionist për muajin tetor në kuadër të krizës ekonomike.

Meta shkroi se “ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë, sepse paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet”, ndërsa shtoi se për pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme.

Postimi i plotë:

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa konkretë për të mbështetur shtresat në nevojë për përballimin e krizës së rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë.

100 euro shtesë do të jetë shuma që do të përfitojnë pensionistët në Kosovë gjatë muajit tetor.

Po në Shqipëri? Ndihma e Qeverisë Rama për pensionistët nuk është as sa një kafe në ditë, sepse paratë ajo i shpërdoron dhe i vjedh për inceneratorët dhe koncensionet, ndërsa për pensionistët në Shqipëri jetesa është e papërballueshme.

Loading...