‘Ç’tu desh ty Tik Tok-u’, Sali Berisha: Ja përse e zgjodha, vetëm në dy orë pata mbi 8 mijë ndjekës

Supriza e ditën së sotme ishte pikërisht hapja e rrjetit më të preferuar nga të rinjtë “tik-tok”-ut nga ish-kryeministri Sali Berisha.

I pyetur mbrëmjen e sotme në “Opinion” në lidhje me këtë pjesë, Berisha u shpreh se ky rrjet është më i preferuari i adoleshentëve dhe do të jetë si një pjesë komunikimi tepër e rëndësishme me rininë shqiptare.

Më tej ish-kryeministri theksoi rëndësinë e veçantë që teknologjia ka për të, teksa shtoi se “Facebook” është rrjeti me të cilin komunikon me qytetarët.

“Tik Toku është sot më i preferuari në mediat sociale i adoleshentëve dhe moshës përtej adoleshencës. Komunik politik si një pjesë shumë e rëndëisshme e rinisë shqiptare.

Unë komunikoj vetëm në Facebook, unë nuk jam njeri i lidhur me fotografinë. Fotografia për mua përfaqëson të shkaurën në këtë sens nuk kam patur pasion ndaj pasioni im për Instagramin është relativ. Do ta rishqyrtoj. Tik Toku ka marrë një dinamizëm sot.

Pasioni për teknologjinë është një pasion që më ka shoqëruar në dekada dhe e ndjek me ambicie dhe me interes të veçantë. Është hapur para dy orësh që ka patur mbi 8500”, tha Berisha.

Loading...