Në blogun e saj të udhëtimeve, Fringe in Travel, Simona Scacheri, ka shkruar një artikull që menjëherë është ndarë dhe komentuar pafundësisht nga lexuesit. Më poshtë teksti i saj me 11 arsye për ta vizituar vendin tonë, që ne mund të na duken edhe të pabesueshme, por ja që të huajve u bëjnë përshtypje.
Keni qenë ndonjëherë në Shqipëri? E keni parë me sytë tuaj këtë vend? Keni folur drejtpërdrejt me shqiptarët? E keni provuar ushqimin e tyre? Keni fjetur në shtëpitë e tyre? Keni luajtur me fëmijët e tyre? Nëse përgjigjja është jo, po ju them disa gjëra.
Nuk mund të flasësh në anglisht, sepse të gjithë flasin italisht dhe, edhe më të rinjtë, që tashmë njohin më mirë anglishten, do sforcohen për të të folur italisht që të ndihesh si në shtëpi.
Nuk duhet të çuditesh me mirësjelljen e tyre, sepse janë me të vërtetë të tillë.
Nuk mund të refuzosh kur të ofrojnë ndihmë, një dorë, apo thjesht një kafe…Do ndiheshin keq si te ne në Itali, sidomos në Jug.
Nuk duhet t’u besosh gazetave. Duhet të pranosh që të gjitha gjërat që ke lexuar, dëgjuar apo menduar për Shqipërinë nga vitet ’90 deri sot, janë trapllëqe apo të nxjerra nga konteksti.
Nuk mund të qëndrosh në dietë, hahet shumë mirë dhe kur të shërbejnë bukën e sapobërë në shtëpi, të ngelet vetëm të emocionohesh me aromën dhe sidomos shijen. Për mos të folur për byrekun, u preka gjë?!
Nuk e keni idenë çfarë fati është të udhëtosh në një vend që ka ende kaq besim dhe sillet me aq natyrshmëri ndaj tjetrit. Këtu turisti është me të vërtetë i mirëseardhur.
Nuk mund të mos emocionohesh as kur ha kos, sallata, byrek, mish lope, viçi dhe dhie me kontorno dhe të gjitha për 4/5 Euro. Përfshirë pijet. Me siguri flet për çmimet e bujtinave dhe lokaleve të vogla në fshatrat e largët turistikë.
Nuk e kupton dot si mund të marrësh aq shumë, me aq pak para: niveli i shërbimit është pa diskutim shumë i lartë!
Nuk mund të heshtësh, duhet t’ua thuash të gjithëve që Shqipëria është një vend i mrekullueshëm.
Nuk mund të mos nervozohesh… Duke menduar sa shumë deformohet realiteti dhe për këtë dëshiron ta rithuash përsëri: Shqipëria është një nga vendet më diellorë dhe magjepsës në Evropë. E ngrohtë, e aftë të të mikpresë dhe mbi të gjitha të të japë ndjesinë sikur je në shtëpi! Nuk e gjen në çdo vend këtë eh…
Nuk mund të bësh asgjë, je në Shqipëri… Dhe të dashurohesh me këtë vend është e thjeshtë!